-
Luka 12:22-28Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
22 Pastaj u tha dishepujve: «Për këtë arsye po ju them: mos jini më në ankth për jetën* tuaj, se ç’do të hani, as për trupin tuaj, se ç’do të vishni,+ 23 sepse jeta* vlen më shumë se ushqimi, dhe trupi më shumë se veshja. 24 Mendoni pak për korbat: ata as mbjellin e as korrin dhe nuk kanë as hambar e as depo, e megjithatë Perëndia i ushqen.+ A nuk vleni ju shumë më tepër se zogjtë?!+ 25 Kush nga ju, duke qenë në ankth, mund t’i shtojë qoftë edhe një çast* jetës së vet? 26 Prandaj, nëse nuk bëni dot një gjë kaq të vogël, pse të jeni në ankth për të tjerat?+ 27 Mendoni pak si rriten zambakët: as robtohen, as tjerrin, e megjithatë unë po ju them se as Solomoni, me gjithë madhështinë e tij, nuk ishte i veshur si një prej tyre.+ 28 Tani, nëse Perëndia i vesh kështu bimët e fushës, që sot janë e nesër hidhen në zjarr,* aq më shumë do t’ju veshë ju, ju që keni kaq pak besim!
-