28 Vjedhësi të mos vjedhë më, por më mirë të punojë pa u lodhur e të bëjë me duart e veta një punë të mirë,+ që të ketë diçka për t’i dhënë ndonjë nevojtari.+
11 Kini si synim të jetoni në qetësi,+ të shikoni punët tuaja+ dhe të punoni me duart tuaja,+ siç ju kemi udhëzuar, 12 që të silleni si ka hije në sytë e atyre që nuk janë në besim+ dhe që të mos ju mungojë asgjë.
7 Pasi ju vetë e dini si duhet të na imitoni,+ sepse ne nuk u sollëm në mënyrë të çrregullt mes jush, 8 as hëngrëm falas* bukën e ndokujt.+ Përkundrazi, me mund e përpjekje punuam natë e ditë, që të mos i bëheshim barrë e rëndë asnjërit prej jush.+