Ejani të dëgjoni fjalimin publik «Besimi dhe e ardhmja juaj»
A mund të dihet vërtet e ardhmja juaj? A ka diçka që mund të bëni, për të përcaktuar se si do të jetë ajo?
Fjalimi publik, një veçori e Kongresit Krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait «Besim në Fjalën e Perëndisë», do të tregojë përse ekziston një shpresë e vërtetë për një të ardhme premtuese. Fjalimin mund ta dëgjoni në një vend afër shtëpisë suaj, pasi në fillim të këtij muaji ai do të zhvillohet në qindra kongrese anembanë botës.
Lidhuni me Dëshmitarët e Jehovait lokalë ose shkruajuni botuesve të kësaj reviste për vendin e kongresit që do të mbahet më afër jush. Numri i Kullës së Rojës 1 qershor 1997 radhit adresat e vendeve të kongresit në Shqipëri.