BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/99 f. 13
  • Pas shtrëngatës, krishterimi triumfon

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pas shtrëngatës, krishterimi triumfon
  • Zgjohuni!—1999
  • Material i ngjashëm
  • Fryma vullnetare sjell bekime
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Diçka që asnjë stuhi nuk e zhduku dot
    Zgjohuni!—2003
  • «Le të bëjmë atë që është e mirë ndaj të gjithëve»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Viktimat e ciklonit në Mjanmar morën ndihmë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 3/99 f. 13

Pas shtrëngatës, krishterimi triumfon

NGA KORRESPONDENTI I ZGJOHUNI! NË MOZAMBIK

MBRËMJEN e 2 marsit 1998, qyteti i Maputos në Mozambik u godit nga një shtrëngatë e furishme. Mëngjesin tjetër, dëmet e shtrëngatës shiheshin kudo. Pemë të shkulura ishin përhapur përgjatë bregut, rrugët ishin gërryer nga ujërat e rrëmbyer, çatitë e disa shtëpive kishin fluturuar dhe disa shtëpi të tjera ishin rrënuar.

Ndërtesat e Zyrës së Degës së Dëshmitarëve të Jehovait mbetën të patundura. Por shtëpia e një fqinji, një ndërtesë modeste prej druri me një çati prej fletësh zinku të valëzuara, nuk ia hodhi dhe aq lehtë. Shtëpia qe tepër e brishtë për t’u qëndruar erërave të forta dhe ishte rrëzuar. Lumturisht, të gjithë njerëzit e shtëpisë, një grua me pesë fëmijët e saj, ishin gjallë dhe të padëmtuar. Në aspektin material, ama, ata kishin humbur me të vërtetë gjithçka.

Herët në mëngjes, punëtorë vullnetarë nga Zyra e Degës e Shoqatës Watch Tower vizituan familjen dhe i gjetën duke nxjerrë ato pak gjëra që u kishin mbetur. Humbjet materiale i shtuan hallet e tyre, pasi ata nuk kishin aq para sa ta rindërtonin shtëpinë. Pa baba, familja kishte vetëm ca të ardhura të pakta që i siguronte duke shitur artikuj ushqimorë në një treg të qytetit.

Pasi vërejtën situatën, Dëshmitarët e Jehovait u treguan menjëherë të gatshëm për t’i ndihmuar. U përcaktua se materialet e ndërtimit që kishin ngelur nga ndërtesa e mëparshme nuk ishin të përshtatshme për t’u përdorur përsëri. Kështu, një skuadër punëtorësh vullnetarë mblodhi të gjitha materialet e nevojshme dhe filloi të ndërtonte një shtëpi të vogël e të fortë.

Në fillim fqinjët ishin kureshtarë, por pas pak mbetën të habitur ndërsa shihnin sa shpejt ecte puna. Brenda pesë ditësh shtëpia ishte rindërtuar plotësisht dhe ishte gati për t’u banuar. Pasi hyri në shtëpinë e saj të re, gruaja mbeti pa fjalë. Megjithatë fjalët nuk ishin të nevojshme, sepse lumturia e nënës dhe e pesë fëmijëve të saj ishte e dukshme ndërsa punëtorët shikonin fytyrat e qeshura dhe sytë e tyre plot çmueshmëri të thellë.

Edhe vullnetarët ishin të lumtur. Ata ishin të kënaqur që kishin pasur mundësinë të tregonin në një mënyrë praktike frymën e krishtërimit të vërtetë.—Galatasve 6:10.

[Figurat në faqen 13]

5 mars

6 mars

7 mars

Dëshmitarët e zonës rindërtojnë shtëpinë e kësaj familjeje

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo