BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 12/99 f. 5
  • Tepër herët apo tepër vonë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Tepër herët apo tepër vonë?
  • Zgjohuni!—1999
  • Material i ngjashëm
  • Kur fillon mijëvjeçari i tretë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Mijëvjeçari i ri—Çfarë ruan e ardhmja për ju?
    Mijëvjeçari i ri—Çfarë ruan e ardhmja për ju?
  • 2000: Vit i shënuar?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Një ndryshim i rëndësishëm për mirë
    Zgjohuni!—1999
Shih më tepër
Zgjohuni!—1999
g 12/99 f. 5

Tepër herët apo tepër vonë?

NË KOHËN tonë po flitet shumë rreth fillimit të shekullit të 21-të dhe mijëvjeçarit të tretë pas lindjes së Jezu Krishtit. Në revistën Newsweek thuhej se «shekulli i 20-të, i cili nisi si Shekulli i Luftës Totale dhe që u bë më pas Epoka e Atomit, duket se po përfundon si Epoka e Dëfrimeve». Në numrin e saj të 22 janarit 1997, raportohej se «mjaft hotele përreth globit tashmë janë krejtësisht të rezervuara» për festimet e pragut të Vitit të Ri më 31 dhjetor 1999.

Por, disa njerëz thonë se festimet po bëhen tepër shpejt. Ata theksojnë se ndryshe nga ç’besojnë shumë persona, shekulli i 21-të dhe mijëvjeçari i ri nuk fillojnë më 1 janar 2000, por më 1 janar 2001. Meqë nuk ka pasur ndonjë vit 0, shekulli i parë përfshinte vitet nga 1 deri në fundin e vitit 100, shekulli i dytë vitet nga 101 deri në fundin e vitit 200, e kështu me radhë. Në këtë mënyrë argumentohet që shekulli i 20-të, i cili filloi më 1 janar 1901, dhe mijëvjeçari i dytë, i cili filloi më 1 janar 1001, nuk do të përfundojnë para datës 31 dhjetor 2000.

Duhet pasur parasysh edhe një aspekt tjetër. Kalendari ynë e ndan kohën duke marrë për bazë faktin që diçka ka ndodhur para ose pas lindjes së Krishtit. Tani studiuesit pranojnë se Jezui ka lindur më herët nga sa mendohej më parë, kështu që pika kyçe e kalendarit nuk është më e saktë. Opinionet lidhur me kohën e lindjes së Jezuit ndryshojnë. Megjithatë, kronologjia biblike tregon si kohë të lindjes së tij vitin 2 p.e.s. Sipas kësaj llogaritjeje, mijëvjeçari i tretë pas lindjes së Krishtit ka filluar faktikisht në vjeshtën e këtij viti. Informacione të mëtejshme mund të gjenden në numrat e Zgjohuni!, 22 maj 1997, faqe 28 dhe 22 dhjetor 1975, faqe 27, anglisht.a

Sido që të jetë, është e mençur të mos pohojmë në mënyrë dogmatike se shekulli i 21-të dhe mijëvjeçari i ri do të fillojnë pas pak javësh. Gjithsesi, duke pasur parasysh pikëpamjet e përhapura, Zgjohuni! e sheh me vend që të trajtojë në këtë kohë temën «Shekulli i 20-të: Vite kritike ndryshimi».

[Shënimi]

a Shiko edhe numrin e 1 nëntorit 1999 të Kullës së Rojës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo