BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g02 3/02 f. 20
  • Djalli​—Një realitet i lig?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Djalli​—Një realitet i lig?
  • Zgjohuni!—2002
  • Material i ngjashëm
  • ‘T’i kundërvihemi Djallit’ siç bëri Jezui
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Kundërvijuni Satanait, e ai do të ikë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Djalli—Më shumë se thjesht një besëtytni
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • A ekziston vërtet Djalli?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Zgjohuni!—2002
g02 3/02 f. 20

Djalli​—Një realitet i lig?

NË SHUMË qarqe fetare, Djalli shihet kryesisht si një mbeturinë besëtytnore​—një shpikje e njerëzve. Kështu Dionixhi Tetamanzi, kryepeshkop i Gjenovës, një nga kardinalët kryesorë të Italisë, gati shkaktoi një trazirë me letrën e tij baritore 40 faqëshe, rreth mënyrave se si të luftohet Djalli. Aty renditeshin «10 urdhërime».

I pari: «Mos harroni se Djalli ekziston», sepse «mashtrimi i tij i parë» është «të na bëjë të besojmë se ai nuk ekziston».

I dyti: «Mos harroni se Djalli është një tundues. . . . Mos e shihni veten as si të imunizuar, as si të paprekshëm.»

I treti: «Mos harroni se Djalli është shumë inteligjent dhe finok. Ai vazhdon të jetë dinak, duke joshur siç bëri me njeriun e parë.»

I katërti: «Jini vigjilentë me sy dhe me zemër. Dhe jini të fortë në frymë dhe të virtytshëm.»

I pesti: «Besoni patundshmërisht në fitoren e Krishtit mbi tunduesin» sepse kjo «do t’ju bëjë të sigurt dhe të qetë, madje edhe para sulmeve më të egra që mund t’ju bëhen».

I gjashti: «Kujtoni që Krishti ju bën pjesëmarrës në fitoren e tij.»

I shtati: «Vazhdoni të dëgjoni Fjalën e Perëndisë.»

I teti: «Jini të përulur dhe duajeni përvuajtjen.»

I nënti: «Lutuni gjithmonë, pa u lodhur», me qëllim që ta mposhtni tundimin.

I dhjeti: «Nderoni Zotin, Perëndinë tuaj dhe adhuroni vetëm atë.»

Çfarë ndikimi pati kjo letër baritore? Këshillat e saj nuk u pritën mirë nga Qendra e Studimeve Teologjike të Milanos. Qendra mbronte mendimin se ky «përpunim teologjik ngjante si mesjetar». Sipas një zëdhënësi, «t’ia vësh fajin kryesor djallit mund të bëjë që njerëzit të humbasin ndjenjën e përgjegjësisë».

Megjithëse Bibla nuk i shkarkon njerëzit nga përgjegjësia e veprimeve të tyre, ajo e identifikon qartë Satana Djallin si ‘perëndinë e këtij sistemi’, si ai që tundoi Jezuin. Gjithashtu, ajo zbulon fuqinë e Satanait dhe synimin e tij për t’ua «verbuar mendjen jobesimtarëve».​—2 Korintasve 4:4; Mateu 4:1-11.

Në të vërtetë, siç shkroi apostulli Pjetër, Satanai është «si një luan që vrumbullit, duke kërkuar të përpijë dikë». (1 Pjetrit 5:8) S’është çudi që apostulli Gjon u kujtoi besimtarëve: «E gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut.» (1 Gjonit 5:19) Është e mençur që të mos i shpërfillim këto paralajmërime biblike.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo