Ata po i vëzhgonin
DY ADOLESHENTË në një qytet të vogël në Ohajo, SHBA, ndaluan në një restorant për të ngrënë mëngjesin. Siç e kishin zakon, para se të hanin, ulën kokat dhe bënë në heshtje një lutje.
Më pas, një grua që i kishte vëzhguar erdhi në tavolinën e tyre dhe u mori fletën e llogarisë. Ajo u tha: «Në një botë ku dëgjojmë kaq shumë gjëra të këqija për të rinjtë, është shumë e këndshme të shohësh dy të rinj që gjejnë kohë për të falënderuar Perëndinë për ushqimin. Do të doja t’jua paguaja unë mëngjesin.»
Djemtë ngelën të habitur e mezi arritën t’i thoshin faleminderit. Më pas arsyetuan se nuk mund ta linin atë grua që të mendonte se po i luteshin ashtu thjesht një Perëndie. Prandaj, një nga djemtë shkoi tek ajo dhe pasi e falënderoi përsëri, i shpjegoi se ishin Dëshmitarë të Jehovait.
Dëshmitarët e Jehovait e kanë zakon të studiojnë Biblën me familjet e tyre. Prindërit e këtyre djemve kishin bërë po kështu. Një nga botimet që kanë studiuar familjet është libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Një ndër 19 kapitujt e këtij libri flet për lutjen e titullohet: «Si mund t’i afrohesh Perëndisë.»
Mund të kërkoni një kopje të këtij libri me 192 faqe që është një mjet ndihmës për të studiuar Biblën, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në njërën nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të librit Njohuria që të çon në jetën e përhershme.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.