Mësueses së astronomisë i la mbresa
Çfarë i la mbresa? Libri A ka një Krijues që interesohet për ju? Një mësuese që shkruante nga Novo-Sakmarsk, Rusi, i dërgoi një letër zyrës së degës atje. Së bashku me kërkesën për më shumë informacion, ajo shpjegonte:
«Disa ditë më parë, takova rastësisht një të njohurën time të vjetër dhe shkova në shtëpinë e saj. Në raftin e saj të librave pashë një libër shumë interesant dhe tërheqës. Titulli i tij, A ka një Krijues që interesohet për ju?, më ngjalli interes, por fotografia në kopertinë më tërhoqi edhe më shumë. Jam një mësuese e fizikës dhe e astronomisë. Kur e shqyrtova librin, më bëri përshtypje bollëku i informacioneve që përmban. Familja jonë nuk ka folur rreth fesë për tre breza me radhë. Stërgjyshja ime ishte fetare, por gjyshja ishte komuniste dhe ata (komunistët) nuk besojnë te një Krijues.
Si mësuese e astronomisë, jam e detyruar t’u flas nxënësve për hipotezat e ndryshme rreth fillimit të universit. E lexova librin që nga fillimi në fund dhe pastaj vendosa t’ju shkruaj një letër me adresën time. . . . Madje, kërkova të merrja hua një Bibël, në mënyrë që t’i lexoja shkrimet menjëherë.
Ju falënderoj shumë për këtë libër! Ndoshta po jua dërgoj vonë këtë letër, pasi libri është botuar në vitin 1998, por shpresoj të jetë ende e mundur për të marrë më tepër informacione nga ju.»
Jemi të kënaqur t’ju themi se edhe ju mund të kërkoni një kopje të këtij libri me 192 faqe duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në një nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Më dërgoni një kopje të librit A ka një Krijues që interesohet për ju?
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.
[Burimi i figurës në faqen 32]
J. Hester dhe P. Skouen (Shteti AZ Univ.), NASA