BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g02 11/02 f. 3
  • Shpresa për paqen: A po shuhet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shpresa për paqen: A po shuhet?
  • Zgjohuni!—2002
  • Material i ngjashëm
  • A do të marrë fund terrorizmi?
    Tema të tjera
  • Terrorizmi: Së shpejti merr fund!
    Zgjohuni!—2001
  • Histori e shkruar me gjak
    Zgjohuni!—2006
  • Më në fund paqe në tokë!
    Zgjohuni!—2006
Shih më tepër
Zgjohuni!—2002
g02 11/02 f. 3

Shpresa për paqen: A po shuhet?

«Sot ndihemi sikur jetojmë . . . në mes të një uragani, të një katastrofe të paparë.»​—Gazeta «La Repubblica», Romë, Itali.

PAS sulmeve terroriste të vitit të kaluar në qytetin e Nju-Jorkut dhe në Uashington D.C., më shumë njerëz se kurrë më parë po pyesin veten për të ardhmen e njerëzimit. Pamjet, ku shfaqeshin Kullat Binjake teksa shembeshin mes flakëve, si dhe ato që tregonin dëshpërimin e të mbijetuarve, janë transmetuar sa e sa herë. Këto pamje u kanë shkaktuar angështi shumë njerëzve përreth botës. Së bashku me këtë angështi ata janë bërë të vetëdijshëm, se bota në njëfarë mënyre, ka pësuar një ndryshim historik. A është vërtet kështu?

Menjëherë pas ngjarjeve të 11 shtatorit, 2001, shpërtheu lufta. Kombe që më parë kishin qenë armiq me njëri-tjetrin, shpejt u bënë aleatë duke i bashkuar përpjekjet e tyre për të frenuar terrorizmin. E gjithë kjo pati një çmim të lartë në vdekje dhe shkatërrime. Por ndoshta, për shumë njerëz përreth botës, një ndryshim edhe më domethënës ishte humbja e ndjenjës së sigurisë. Ndjenja që askush, në asnjë vend, nuk është vërtet i sigurt po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Udhëheqësit botërorë po përballen me probleme shumë të mëdha. Gazetarët dhe komentuesit pyesin veten se çfarë mund të bëhet për të mos lejuar që terrorizmi të përhapet si flakët e zjarrit, pasi duket se shkaktarët që e ndezin atë janë varfëria dhe fanatizmi, plagë që me sa duket askush nuk di si t’i shërojë. Padrejtësia është kaq e përhapur në botë, saqë duket se janë të gjithë elementët e nevojshëm për të krijuar një situatë shumë shpërthyese. Njerëz të çdo lloji pyesin veten nëse do të eliminohen ndonjëherë plagët e shoqërisë. A do të përfundojë ndonjëherë lufta, bashkë me të gjitha mjerimet, vdekjet dhe shkatërrimet që sjell ajo?

Miliona njerëz u drejtohen për përgjigje organizatave fetare. Megjithatë të tjerë janë më skeptikë. Po ju? A mendoni se krerët fetarë mund t’u përgjigjen këtyre pyetjeve? A mund të ndihmojnë ata vërtet për paqen në botë me anë të lutjeve të tyre?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo