BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/06 f. 3
  • Kujt duhet t’i besoni?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kujt duhet t’i besoni?
  • Zgjohuni!—2006
  • Material i ngjashëm
  • A besojnë Dëshmitarët e Jehovait në kreacionizëm?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Çfarë dini për Dëshmitarët e Jehovait?
    Zgjohuni!—2016
  • Krijim apo evolucion?—Pjesa 3: Pse të besoj te krijimi?
    Të rinjtë pyesin
  • Krijimi
    Zgjohuni!—2014
Shih më tepër
Zgjohuni!—2006
g 9/06 f. 3

Kujt duhet t’i besoni?

«Sigurisht, çdo shtëpi ndërtohet nga dikush, por ai që ka ndërtuar gjithçka, është Perëndia.»—HEBRENJVE 3:4.

A JENI dakord me arsyetimin e këtij shkrimtari të Biblës? Që kur u shkruan këto fjalë, njerëzimi ka afro 2.000 vjet që bën përparime në shkencë. A ka ende njerëz që mendojnë se projekti që shihet qartë në natyrë të bind se ka një Projektues, një Krijues, pra një Perëndi?

Edhe në vendet e industrializuara, shumë njerëz do të përgjigjeshin, po. Për shembull, sipas një ankete të organizuar nga revista Newsweek në vitin 2005, në Shtetet e Bashkuara, 80 për qind e njerëzve «besonin se universin e krijoi Perëndia». A besojnë ngaqë janë njerëz pa shkollë? Po shkencëtarët, a besojnë te Perëndia? Në vitin 1997, revista shkencore Nature thoshte se pothuajse 40 për qind e biologëve, fizikanëve dhe matematikanëve të anketuar, jo vetëm që besonin se ka një Perëndi, por edhe që ai i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve.

Megjithatë, shkencëtarë të tjerë nuk pajtohen kurrsesi me këtë mendim. Kohët e fundit, Dr. Herbert Hauptmani, i vlerësuar me çmimin Nobel, tha në një konferencë shkencore se besimi te diçka e mbinatyrshme, sidomos besimi te Perëndia, nuk përputhet me shkencën e vërtetë. Ai tha: «Ky besim po dëmton mirëqenien e racës njerëzore.» Por edhe shkencëtarët që besojnë te Perëndia ngurrojnë t’u mësojnë të tjerëve se projekti që është i dukshëm te bimët dhe kafshët kërkon një Projektues. Përse? Duke shpjeguar një nga arsyet, Dagllas H. Ervini, një paleobiolog në Institutin «Smithson», thotë: «Një nga rregullat e shkencës është që nuk i pranon mrekullitë.»

A doni të lini të tjerët t’ju thonë çfarë të mendoni e të besoni apo dëshironi të shqyrtoni vetë disa nga provat dhe ta nxirrni vetë përfundimin? Teksa lexoni në faqet vijuese për zbulimet e fundit të shkencës, pyeteni veten: ‘A është logjike të arrij në përfundimin se ka një Krijues?’

[Diçitura në faqen 3]

Shqyrtojini vetë provat

[Kutia në faqen 3]

A JANË KREACIONISTË DËSHMITARËT E JEHOVAIT?

Dëshmitarët e Jehovait besojnë se tregimi i krijimit i shkruar në librin biblik të Zanafillës është i vërtetë. Megjithatë, Dëshmitarët e Jehovait nuk mund të quhen kreacionistë. Përse jo? Së pari, shumë kreacionistë besojnë se universi, toka dhe e gjithë jeta u krijuan në gjashtë ditë 24-orëshe, rreth 10.000 vjet më parë. Megjithatë, Bibla nuk thotë kështu.a Gjithashtu, kreacionistët kanë pranuar shumë doktrina që nuk bazohen në Bibël. Dëshmitarët e Jehovait i bazojnë bindjet e tyre fetare vetëm te Fjala e Perëndisë.

Për më tepër, në disa vende, fjala «kreacionist» është sinonim i grupeve fondamentaliste që merren aktivisht me politikë. Këto grupe përpiqen t’u bëjnë presion politikanëve, gjyqtarëve dhe mësuesve që të vënë ligje dhe të mësojnë gjëra që përputhen me bindjet e kreacionistëve.

Dëshmitarët e Jehovait janë asnjanës në politikë. Ata respektojnë të drejtën e qeverive për të vënë ligje e për t’i bërë të detyrueshme ato. (Romakëve 13:1-7) Megjithatë, i marrin me seriozitet fjalët e Jezuit kur tha se ata «nuk janë pjesë e botës». (Gjoni 17:14-16) Me shërbimin që bëjnë, ata u japin mundësi njerëzve të mësojnë dobitë që vijnë kur jeton sipas normave të Perëndisë. Por nuk e shkelin asnjanësinë e krishterë, duke përkrahur grupe fondamentaliste, të cilat përpiqen të vënë ligje që do t’i detyronin të tjerët të zbatonin normat biblike.—Gjoni 18:36.

[Shënimi]

a Ju lutemi të shihni artikullin «Pikëpamja e Biblës: A bie ndesh shkenca me tregimin e Zanafillës?», në faqen 18 të kësaj reviste.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo