BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/07 f. 21
  • Nga energjia elektrike te drita shpirtërore

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nga energjia elektrike te drita shpirtërore
  • Zgjohuni!—2007
  • Material i ngjashëm
  • Një «rrip i hekurt» nga deti në det
    Zgjohuni!—2010
  • «Ekspresi i çmendur» i Afrikës Lindore
    Zgjohuni!—1998
  • Hekurudhat e Indisë​—Viganë që shtrihen në një shtet të tërë
    Zgjohuni!—2002
  • Mbi 120 vjet për të përshkuar një kontinent
    Zgjohuni!—2008
Zgjohuni!—2007
g 10/07 f. 21

Nga energjia elektrike te drita shpirtërore

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË ITALI

◼ Në fillim të viteve 1900 në malet e Pistojës, Itali, nisi të zhvillohej industria. Me qëllim që të transportonin si lëndën e parë, ashtu edhe produktet përfundimtare, u ndërtua një hekurudhë elektrike. Kjo hekurudhë e ngushtë, që u përurua më 21 qershor 1926, gjarpëronte në kodra e male për afro pesëmbëdhjetë kilometra.

Treni furnizohej me energji elektrike nëpërmjet një nëncentrali (sipër majtas). Por me kalimin e kohës, rënia e trafikut të mallrave bëri që hekurudha të mos përdorej më dhe të mbyllej në vitin 1965. Por çfarë ndodhi me ndërtesat që ishin ngritur përgjatë saj? Disa u rrënuan ngaqë u lanë pas dore; të tjera u kthyen në klube dhe stacione autobusësh.

Nëncentrali elektrik u restaurua. Më 1997 atë e bleu Shoqata e Dëshmitarëve të Jehovait në komunën e San-Marçelo-Pistojezes dhe më pas u bë një Sallë Mbretërie nga më të spikaturat në Toskanë (poshtë majtas). Pjesëtarët e kongregacionit që mblidhet në këtë ish-nëncentral, ‘shkëlqejnë si ndriçues’ në këto zona malore, ndërsa predikojnë me zell lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë. (Filipianëve 2:15; Mateu 24:14) Po, një ndërtesë që fillimisht përdorej për të shpërndarë energji elektrike, tani përdoret për të rrezatuar dritë në aspektin shpirtëror.—Mateu 5:14-16; 28:19, 20.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo