BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/07 f. 4
  • Një libër i pashoq

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një libër i pashoq
  • Zgjohuni!—2007
  • Material i ngjashëm
  • Libri më i shpërndarë në botë
    1997 Një libër për të gjithë njerëzit
  • Gutenbergu: Sa e pasuroi botën!
    Zgjohuni!—1998
  • Libër që mund ta kuptojmë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Një libër i jashtëzakonshëm që ka mbijetuar
    Zgjohuni!—2011
Shih më tepër
Zgjohuni!—2007
g 11/07 f. 4

Një libër i pashoq

«Bibla është libri më i përhapur në histori.»​—The World Book Encyclopedia.

MË SHUMË se 550 vjet më parë, gjermani Johan Gutenberg shpiku makinën e shtypit me shkronja të lëvizshme. Libri i parë i rëndësishëm që u shtyp në të, ishte një Bibël.a Që atëherë janë botuar miliarda e miliarda libra për çfarëdolloj teme të imagjinueshme. Por s’ka dyshim që Bibla është më i veçanti ndër gjithë librat.

  • Janë botuar më shumë se 4,7 miliardë Bibla (komplet ose pjesë të saj). Kjo shifër e tejkalon pesëfishin e kopjeve të botuara të librit Citate, libri i vogël i kuq i Mao Ce Dunit, që vjen i dyti për nga shpërndarja.

  • Më shumë se 50 milionë kopje të Biblës ose pjesëve të saj u shpërndanë vetëm në një nga vitet e fundit. Në një artikull të revistës The New Yorker thuhet: «Çdo vit, Bibla renditet si libri më i shitur.»

  • Bibla komplet ose pjesërisht është përkthyer në më shumë se 2.400 gjuhë. Të paktën një pjesë e Biblës është botuar në gjuhët që fliten nga më se 90 për qind e familjes njerëzore.

  • Pothuajse gjysma e shkrimtarëve të Biblës i përfunduan shkrimet para lindjes së Konfucit, të urtit të shquar kinez, dhe Sidhartha Gautamës, themeluesit të budizmit.

  • Bibla ka pasur një ndikim të thellë tek artet e bukura, përfshirë disa nga veprat më të famshme botërore në pikturë, muzikë dhe letërsi.

  • Bibla është ndaluar nga qeveritë e ndryshme, është përballur me sulmet e kritikëve dhe kopje të saj janë djegur nga kundërshtarët fetarë. Asnjë libër në histori nuk ka hasur një kundërshtim më të ashpër se ajo, e prapëseprapë të ketë mbijetuar.

Faktet e lartpërmendura janë mjaft mbresëlënëse, apo jo? Sigurisht, vetëm statistikat dhe hollësitë interesante nuk provojnë se Bibla është e besueshme. Në vijim do të shqyrtojmë pesë arsye përse miliona njerëz janë të bindur se Bibla është e denjë për besim.

a Bibla e Gutenbergut ishte një përkthim në latinisht që përfundoi rreth vitit 1455.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo