BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/07 f. 29
  • Vepër e dashurisë hyjnore që koha s’e venit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vepër e dashurisë hyjnore që koha s’e venit
  • Zgjohuni!—2007
  • Material i ngjashëm
  • Medito për dashurinë e patundur të Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • A ka Zot? E pse duhet ta di?
    Zgjohuni!—2015
  • Si ta identifikojmë adhurimin e vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Si mund të bëhesh mik me Perëndinë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Zgjohuni!—2007
g 11/07 f. 29

Vepër e dashurisë hyjnore që koha s’e venit

SHTATË mrekullitë e botës së lashtë u quajtën kështu ngaqë ngjallnin admirim. Megjithatë, me përjashtim të piramidave, këto vepra madhështore nuk ekzistojnë më. Nga ana tjetër, Bibla, ndonëse u shkrua nga njerëz të përulur e në materiale që prishen, ende ekziston dhe është përcjellë me saktësi deri në ditët tona. Mund të kemi besim absolut te ky libër i pashoq.​—Isaia 40:8; 2 Timoteut 3:16, 17.

Duke i hedhur me shkrim mendimet e tij, Perëndia Jehova mori masa që ky mesazh të mos varej nga kujtesa e papërsosur e njerëzve. Gjithashtu, gjuha e thjeshtë që përdorën shkrimtarët e zgjedhur nga Perëndia, bën të mundur që edhe shumë njerëz me arsim të kufizuar ta lexojnë dhe ta kuptojnë Biblën. (Veprat 4:13) A nuk do të pritnit pikërisht këtë nga Krijuesi dhe sekretarët e tij të frymëzuar? Veç kësaj, përhapja e madhe e Biblës jep prova të dashurisë së madhe të Perëndisë për krijesat e tij njerëzore, pavarësisht ku jetojnë ose çfarë gjuhe flasin. (1 Gjonit 4:19) Sigurisht, fakti që Bibla është kaq e përhapur nuk ia ul vlerën, përkundrazi ia shton.

Përmbajtja e Biblës e nxjerr edhe më në pah dashurinë e Perëndisë. Siç kemi parë në artikujt e mëparshëm, Fjala e Perëndisë shpjegon nga erdhëm, përse jeta është kaq e shkurtër e plot halle dhe si do ta ndreqë Perëndia këtë situatë me anë të Mbretërisë së tij. Gjithashtu kemi shqyrtuar disa këshilla të shkëlqyera biblike se si të kemi një jetë të lumtur dhe si të nxjerrim dobi që tani. (Psalmi 19:7-11; Isaia 48:17, 18) Mbi të gjitha, kemi mësuar se si Krijuesi ynë do ta pastrojë emrin e tij nga të gjitha sharjet që i kanë sjellë gënjeshtrat e Satanait.​—Mateu 6:9.

Cili libër është kaq me vlerë, kaq i dobishëm, kaq praktik dhe kaq shpresëdhënës për njerëzimin plot strese? Po, ndryshe nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë, shumica e të cilave u ndërtuan për të madhëruar perëndi të rreme ose njerëz të fuqishëm, Bibla është vërtet një vepër e dashurisë së Jehovait për krijesat e tij njerëzore, vepër që koha s’e venit.

Nëse ende nuk i keni shqyrtuar vetë Shkrimet, përse të mos e bëni tani? Sot Dëshmitarët e Jehovait po drejtojnë studime biblike pa pagesë me më shumë se gjashtë milionë veta anembanë botës. Për ta është një nder i madh të ndihmojnë njerëzit e sinqertë që të shohin vetë se Bibla është vërtet Fjala e frymëzuar dhe e besueshme e Perëndisë.​—1 Selanikasve 2:13.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo