BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/08 f. 3
  • Sukses që rrëshqet duarsh

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sukses që rrëshqet duarsh
  • Zgjohuni!—2008
  • Material i ngjashëm
  • Si të kesh sukses të vërtetë në jetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Si të kesh sukses të vërtetë?
    Zgjohuni!—2014
  • Si mund të jesh i suksesshëm?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Ku mund të gjejmë drejtim?
    Zgjohuni!—2008
Shih më tepër
Zgjohuni!—2008
g 11/08 f. 3

Sukses që rrëshqet duarsh

Në fillim të të 20-ave ajo ishte fenomen si këngëtare dhe mjaft e pasur. Pak njerëz bëhen kaq të famshëm e të pasur në një moshë kaq të re. Por pastaj jeta e saj mori për keq. Pas dy martesave të dështuara, asaj iu desh të rrinte në qendra rehabilitimi për të alkoolizuarit dhe të droguarit. E gjithë jeta i mori teposhtë.

MJERISHT historia e kësaj vajze nuk është aspak diçka e re. Shpesh historitë e njerëzve të famshëm që kanë një fund tragjik, bëjnë bujë në media. Edhe në botën e biznesit, ku njerëzit janë më të përmbajtur, shpesh persona në dukje të suksesshëm kanë plot telashe. Një gazetë tha për njerëzit që arrijnë majat e suksesit financiar në Nju-Jork: «Presioni për fitime kolosale po rrënon karrierat, po shkatërron familjet dhe po u jep punë trafikantëve të drogës. . . . Shpërblimet e majme bëjnë që disa bankierë të Uoll-Stritit të ndihen të pamposhtshëm, kurse të tjerë të rrënohen emocionalisht nga presioni për të qenë në lartësinë e duhur e disa të përfundojnë aq keq, sa s’ka ku të shkojë.»

A vijnë probleme të tilla ngaqë njerëzit përpiqen ta gjejnë lumturinë dhe suksesin në mënyrën e gabuar? Është e vërtetë se për të jetuar kemi nevojë për para. Por, a varet suksesi në jetë nga grumbullimi i pasurisë? Studimet flasin ndryshe. Për shembull, një studim në Kinë tregoi se kohët e fundit, kur mesatarja e të ardhurave u rrit 250 për qind, njerëzit u bënë më të pakënaqur me jetën.

Atëherë, suksesi i vërtetë duhet të vijë nga diçka më domethënëse sesa karriera dhe vlera e shtëpisë, makinës ose orës. A nuk është më e arsyeshme që suksesi të matet me vlerën që ka dikush si njeri, duke përfshirë parimet dhe qëllimin që ndjek ai në jetë? Për shembull, një njeri mund të jetë i zgjuar dhe me pushtet, por mund të jetë pa pikë morali dhe pa dashuri e miq të vërtetë. Dikush tjetër mund të ketë famë dhe para me grushta, por, kur i hedh sytë prapa, pyet: «Ç’vlerë ka e gjithë kjo? Ç’kuptim ka jeta ime?»

Pra, është logjike të mendojmë se jeta e njerëzve vërtet të suksesshëm përqendrohet te diçka më me peshë, ku përfshihen edhe parimet e shëndosha që i drejtojnë. Si rrjedhojë, kanë paqe të brendshme, respekt për veten dhe respektin e të tjerëve. Po ashtu, kanë një qëllim që i kapërcen interesat vetjake dhe u sjell kuptim dhe kënaqësi në jetë. Disa mund të pyesin: «Ç’janë këto parime? Ç’është ky qëllim?» A mund t’i gjejmë përgjigjet e këtyre pyetjeve brenda vetes apo duhet të kërkojmë gjetkë? Artikujt në vijim do të trajtojnë këto çështje.

[Kutia në faqen 3]

IDE E SHTREMBËRUAR PËR SUKSESIN

Sipas studiuesve në fushën e mjekësisë, në përpjekje për të shkëlqyer në sporte, gjithnjë e më shumë sportistë të rinj po marrin droga të dëmshme që shtojnë aftësitë fizike. Burimi në Internet Education Update thoshte: «Gjatë një sondazhi të kohëve të fundit, disa studentë i pyetën: ‘A do të merrnit steroide po ta dinit se do të fitonit ose do t’ju merrnin në skuadër, por brenda pesë vjetësh do të sëmureshit?’ Pothuajse të gjithë u përgjigjën po. Pyetja u ndryshua dhe u bë: ‘Po ta dinit se do të vdisnit brenda pesë vjetësh?’ Edhe kësaj radhe 65 për qind u përgjigjën po.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo