BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/08 f. 10
  • Sistemi i orientimit i fluturës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sistemi i orientimit i fluturës
  • Zgjohuni!—2008
  • Material i ngjashëm
  • Migrimi i fluturës monarke
    A është projektuar?
  • Mbledhja e të korrave që kanë flatra
    Zgjohuni!—2002
  • Më e madhja dhe më e vogla
    Zgjohuni!—1999
  • Krahët e pozicionuar në formë v-je të fluturës së bardhë
    A është projektuar?
Shih më tepër
Zgjohuni!—2008
g 11/08 f. 10

A është projektuar?

Sistemi i orientimit i fluturës

◼ Flutura monarke ka një tru që është gati sa maja e stilolapsit. Megjithatë, ajo shtegton 3.000 kilometra që nga Kanadaja te një pyll i vogël në Meksikë. Si e gjen rrugën ky insekt?

Shqyrtoni faktet: Flutura monarke ka një busull diellore që orientohet sipas diellit. Por jo vetëm kaq. Për të ndjekur lëvizjet e diellit, këto insekte përdorin edhe një orë të brendshme tepër të saktë​—një funksion biologjik që bazohet te dita 24-orëshe. Dr. Stiven Reperti, një neurobiolog, thotë se te fluturat monarke «ora e brendshme funksionon krejt ndryshe nga kafshët dhe insektet e tjera të studiuara deri më sot».

Duke i njohur më mirë sekretet e orës së brendshme të fluturës monarke, shkencëtarët mund të mësojnë më shumë për orën e brendshme të njerëzve dhe të kafshëve. Kjo mund të çojë edhe drejt terapive të reja për problemet nervore. «Dua të kuptoj se si truri e përvetëson informacionin rreth kohës e hapësirës,​—thotë Reperti,​—dhe flutura monarke është një shembull i mahnitshëm.»

Si mendoni? A erdhi rastësisht sistemi i ndërlikuar i orientimit te flutura monarke? Apo ai dëshmon se ka një Projektues inteligjent?

[Diagrami dhe harta në faqen 10]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Flutura monarke shtegton 3.000 kilometra që nga Kanadaja te një pyll i vogël në Meksikë

[Harta]

KANADA

SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS

MEKSIKË

MEKSIKO

[Burimi i figurës në faqen 10]

Sfondi: © Fritz Poelking/​age fotostock

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo