BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/09 f. 5-7
  • Si t’i përdorësh me mençuri paratë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’i përdorësh me mençuri paratë?
  • Zgjohuni!—2009
  • Material i ngjashëm
  • Si t’i administroni paratë?
    Familja jote mund të jetë e lumtur
  • A janë paratë rrënja e çdo gjëje të keqe?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Një pikëpamje e ekuilibruar për paratë
    Zgjohuni!—2015
  • Paratë
    Zgjohuni!—2014
Shih më tepër
Zgjohuni!—2009
g 3/09 f. 5-7

Si t’i përdorësh me mençuri paratë?

SHKRIMET e Shenjta thonë: «Dashuria për para është rrënja e çdo lloj gjëje të dëmshme». (1 Timoteut 6:10) Ç’është e vërteta, disa njerëz kanë zhvilluar dashuri për paranë dhe i janë përkushtuar grumbullimit të pasurive. Disa janë bërë skllevër të parasë dhe kanë korrur pasoja tragjike. Sidoqoftë, kur përdoret siç duhet, paraja mund të jetë një mjet i vlefshëm. Bibla pohon se «paraja plotëson çdo nevojë».​—Eklisiastiu 10:19.

Ndonëse Bibla nuk është një libër për financën, ajo përmban këshilla praktike që mund të të ndihmojnë për të administruar me mençuri paratë. Pesë hapat e mëposhtëm sugjerohen shpesh nga këshilltarë të financës dhe janë në përputhje me parimet që u shkruan shumë kohë më parë në Bibël.

Mbaj parasysh të ardhurat dhe harxho më pak nga sa fiton

Kurse. Bibla tregon se izraelitëve të lashtë u mësohej sa i vlefshëm është kursimi. Atyre u ishte thënë të hiqnin mënjanë të dhjetën e prodhimit vjetor (10 për qind) që ta përdornin vetëm për të marrë pjesë në festat kombëtare. (Ligji i përtërirë 14:22-27) Edhe apostulli Pavël i inkurajoi të krishterët e hershëm të vinin mënjanë diçka çdo javë, kështu që të kishin mundësi të jepnin një kontribut në ndihmë të bashkëbesimtarëve nevojtarë. (1 Korintasve 16:1, 2) Shumë këshilltarë të financës i nxitin njerëzit të kursejnë. Jepi rëndësi kursimit. Sapo të marrësh rrogën, vëri kursimet në një bankë ose në një vend tjetër ku të jenë të sigurta. Kjo do të të ndihmojë të mposhtësh çdo tundim për t’i harxhuar ato para.

Mbaj një buxhet. Kjo është e vetmja mënyrë për të parë sa shpenzon, për të mos e tepruar ose për të pakësuar shpenzimet. Një buxhet i mirë të ndihmon të kuptosh se ku të shkojnë paratë dhe të plotësosh synimet e tua financiare. Mbaj parasysh të ardhurat dhe harxho më pak nga sa fiton. Mëso të dallosh nevojat nga dëshirat. Në përputhje me sa thamë, Jezui i inkurajoi me mençuri dëgjuesit ‘të llogaritnin shpenzimet’ para se t’i hynin një pune. (Luka 14:28) Bibla na këshillon të mos hyjmë më kot në borxhe.​—Proverbat 22:7.

Planifiko. Mendo me kujdes për nevojat e tua të ardhshme. Për shembull, nëse po planifikon të blesh shtëpi ose apartament, mund të jetë një vendim i mirë të marrësh kredi me interes të arsyeshëm. Po kështu, një kryefamiljar mund të ndiejë nevojën të paguajë siguracion për jetën, shëndetin, për ndonjë rast invaliditeti a për diçka tjetër që të mbrojë familjarët. Të mbash parasysh nevojat e së ardhmes kërkon edhe që të planifikosh për kohën e pensionit. Shkrimi i Proverbave 21:5 na kujton se «planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri përfitim».

Mëso të dallosh nevojat nga dëshirat

Mëso. Investo për veten duke fituar zotësi të reja e duke u kujdesur për shëndetin fizik dhe emocional. Këto investime do të të shpërblejnë. Përpiqu të mësosh gjithë jetën. Bibla i vlerëson shumë «mençurinë dhe aftësinë për të menduar» dhe na nxit t’i zhvillojmë vazhdimisht ato.​—Proverbat 3:21, 22; Eklisiastiu 10:10.

Ji i ekuilibruar. Ki pikëpamjen e duhur për paratë. Sondazhe të tëra kanë treguar se ata që kujdesen më tepër për njerëzit se për paratë, janë më të lumtur. Disa lejojnë që t’i mposhtë lakmia. Si? Pasi plotësojnë mjaftueshëm nevojat bazë, ata rendin pas pasurisë. Por, sa gjëra i duhen vërtet njeriut nëse tashmë ka ushqim, veshje dhe strehë? S’është çudi që shkrimtari biblik i cituar në hyrje të këtij artikulli, shkroi: «Nëse kemi ç’të hamë, ç’të veshim e ku të futim kokën, le të kënaqemi me kaq.» (1 Timoteut 6:8) Po të mësojmë të kënaqemi me atë që kemi, do t’u presim udhën dashurisë për para dhe të gjitha problemeve që sjell ajo.

Dashuria për para është vërtet rrënja e shumë gjërave të këqija. Paraja do të bëhet padroni yt, po ta lejosh. Megjithatë, kur e përdor siç duhet, të jep lirinë t’u kushtohesh gjërave më të rëndësishme në jetë, siç është lidhja e ngushtë me familjen, miqtë dhe Perëndinë. Gjithsesi, në këtë botë duket e pamundur të mos kesh pikë ankthi për paratë. A do të mbetet ngaherë paraja një burim ankthi? A ka shpresë të marrë fund varfëria? Përgjigjet do t’i marrim në artikullin e fundit të kësaj serie.

Sa gjëra i duhen vërtet njeriut nëse tashmë ka ushqim, veshje dhe strehë?

MËSOJI FËMIJËT T’I PËRDORIN ME MENÇURI PARATË

Sot kur kaq shumë të rritur kanë probleme me paratë, specialistët i këshillojnë prindërit t’i mësojnë fëmijët për paratë e ta fillojnë këtë punë qysh herët. Po të pyesësh shumë fëmijë nga vijnë paratë, ata mund të të përgjigjen se vijnë «nga babi» ose «nga banka». Në qoftë se u mëson fëmijëve vlerën e parasë, pra, si të ndajnë nevojat nga dëshirat, si të kursejnë dhe si të investojnë, i ndihmon të shpëtojnë nga vuajtjet e borxheve shtypëse dhe nga skllavëria ekonomike. Ja tek janë disa sugjerime:

  1. Lër një shembull të mirë. Në përgjithësi, fëmijët bëjnë atë që bën ti, jo atë që thua.

  2. Vër një kufi për shpenzimet. Diskutoni sa mund të shpenzosh ti dhe sa ata. Mëso të thuash jo dhe mbaje fjalën.

  3. Lëri t’i administrojnë paratë. Nëse u jep një kuotë rregullisht ose fitojnë para nga ndonjë punë, jepu disa udhëzime. Pastaj lëri t’i marrin vetë disa vendime.

  4. Mësoji të japin. Inkurajoji fëmijët t’u japin të tjerëve dhe rregullisht të heqin mënjanë ca para për të nderuar Perëndinë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo