BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 9/09 f. 28
  • Një shtyllë në det

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një shtyllë në det
  • Zgjohuni!—2009
  • Material i ngjashëm
  • Deti i Vdekur
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Deti Lindor
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Deti i Kripur
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Një det me veti të rralla, por i vdekur!
    Zgjohuni!—2008
Shih më tepër
Zgjohuni!—2009
g 9/09 f. 28

Një shtyllë në det

◼ Keni parë ndonjëherë një trombë uji? Një e tillë u formua pranë brigjeve të Tahitit, më 25 dhjetor 2005. Hinka e gjatë me ujë dhe erë që rrotullohej rreth vetes, midis detit dhe qiellit, zgjati rreth 30 minuta. Pastaj dalëngadalë u bë e bardhë dhe u zhduk.

Trombat e ujit nganjëherë quhen tornado në ujë, por zakonisht nuk e kanë intensitetin tipik të tornadove. Në përgjithësi zgjatin rreth dhjetë minuta, ndonëse disa prej tyre kanë vazhduar për një orë. Ngaqë krijohen në det, shpesh zbulimi i tyre varet nga vëzhgimet e rastësishme. Kjo ua bën të vështirë meteorologëve t’i kuptojnë plotësisht. Sipas të dhënave, mund të bëjnë një zhurmë të fortë, si ajo e një treni mallrash.

Ndërsa përshkruante trazimin e tij emocional, një psalmist biblik i kohëve të lashta shkroi: «Thellësia me ujë i thërret thellësisë me ujë sapo zhurmojnë vërshimet e tua të ujërave.» (Psalmi 42:7) Disa fjalorë sugjerojnë se fjala e përkthyer «vërshimet» mund t’i referohet një trombe uji të tillë. Nëse është kështu, kjo dukuri mund të ketë përshkruar fare mirë ndjenjat e tij. Ai tha se shpirti i tij kishte rënë «në dëshpërim» dhe ishte «i trazuar». Megjithatë, gjente ngushëllim te Perëndia i tij. «Prit Perëndinë,—i tha shpirtit të vet,—se unë do ta përlëvdoj ende si shpëtimin tim të madh dhe si Perëndinë tim.»—Psalmi 42:11.

Ashtu si psalmisti, edhe ne mund të përjetojmë probleme që krahasohen me një tornado që vërtitet në det. Por, nëse presim Perëndinë, ai do të bëhet shpëtimi ynë i madh.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo