BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 12/09 f. 23
  • Penda e bufit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Penda e bufit
  • Zgjohuni!—2009
  • Material i ngjashëm
  • Krahu i kukuvajkës
    A është projektuar?
  • Pendët​—Projektim i mrekullueshëm
    Zgjohuni!—2007
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2009
  • Modelin e kishte natyra
    Zgjohuni!—2010
Shih më tepër
Zgjohuni!—2009
g 12/09 f. 23

A është projektuar?

Penda e bufit

◼Inxhinierët e aviacionit e shohin me zili bufin e natës. Pse? Ngaqë fluturon pa u ndier. «Asnjë shpend nuk fluturon kaq tinëzisht»,—thuhet në sitin e National Geographic. Ku qëndron sekreti i bufit?

Shqyrtoni faktet: Ajri që kalon vrullshëm mbi pendët e shpendëve, te shumica e tyre krijon një turbullirë që mund të jetë goxha e zhurmshme. Me bufin ndodh ndryshe. Buzët e pendëve kanë thekë që thyejnë valët e zërit, të cilat krijohen kur ajri kalon sipër krahëve teksa bufi i rreh përposhtë. Puplat që gjenden në pjesë të tjera të trupit thithin zhurmën që mbetet.

Projektuesit e avionëve dëshirojnë të zhbirojnë në sekretin e fluturimit të pazëshëm të bufit. Po të kishte avionë më pak të zhurmshëm, aeroportet që janë rreptësisht të kufizuara për zhurmën, mund t’i lejonin avionët të ngriheshin e të uleshin në orë më të vona të natës dhe më herët në mëngjes. Tashmë po planifikohen disa përmirësime. «Sapo kemi filluar»,—thotë Xhefri Lili, profesor i aeronautikës që më parë ishte në Universitetin të Sauthemptenit në Angli. Ai shton se ndoshta duhen dekada para se të ndërtohet një avion kaq i qetë.

Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë penda e varur e bufit, e cila dobëson zhurmën, apo është projektuar?

[Figura në faqen 23]

Krahasoni pendën e bufit majtas me pendën e skifterit djathtas

[Burimet e figurave në faqen 23]

Bufi veshgjatë: © Joe McDonald/​Visuals Unlimited; bufi i plevicës në fluturim: © Andy Harmer/​Photo Researchers, Inc.; krahasimi i pendëve: me mirësjellje nga Eike Wulfmeyer/​Wikimedia/​GFDL

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo