BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/12 f. 5
  • Kërko ndihmë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kërko ndihmë
  • Zgjohuni!—2012
  • Material i ngjashëm
  • Si të shkoj mirë me mësuesin?
    Të rinjtë pyesin
  • Si të shkoj mirë me mësuesin?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • Si mund të shkoj mirë me mësuesin?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • Çfarë të bëj nëse po ngel në shkollë?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Zgjohuni!—2012
g 10/12 f. 5

Kërko ndihmë

Të kesh njerëz që të ndihmojnë, është jo vetëm e rëndësishme kur je në shkollë, por edhe e domosdoshme në çdo gjë që do të bësh kur të rritesh.

KUSH mund të të ndihmojë që t’ia dalësh mbanë në shkollë?

Familja.

«Kur kisha nevojë për ndihmë me detyrat e shtëpisë,—thotë Bruna 18-vjeçare nga Brazili,—babi më shpjegonte mësimin dhe më bënte pyetje ndihmëse. Pastaj më linte t’i gjeja vetë përgjigjet.»a

Këshillë: Si fillim, pyet prindin nëse ka qenë mirë në një lëndë që për ty është e vështirë. Në rast se po, mund të jetë personi i duhur për të të ndihmuar.

Mësuesit.

Shumica e mësuesve kënaqen kur shohin se një nxënës dëshiron vërtet të mësojë dhe do të të ndihmonin me kënaqësi.

Këshillë: Thjesht thuaji mësuesit: «E kam shumë të vështirë këtë lëndë, por dua ta përvetësoj mirë. Çfarë më këshillon?»

Miqtë.

Ndoshta mund të të ndihmojë një mik i besuar i familjes. Kjo mund të të sjellë dobi të dyfishtë: së pari do të marrësh ndihmën e duhur dhe së dyti do të mësosh të mbështetesh te dikush në rast nevoje, një mësim që do të të shërbejë kur të rritesh. Në fakt, suksesi në shumicën e rasteve vjen kur punohet si skuadër, jo vetëm.​—Proverbat 15:22.

Këshillë: Pyeti prindërit se kush mund të të ndihmojë.

Përfundimi: Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh ndihmë.

Pse të mos fillosh që tani? Shkruaj në letër dy ose tre shembuj të mirë, njerëz që ti i admiron. A mund të të ndihmojë ndonjëri prej tyre me mësimet?

a Edhe vëllai ose motra më e madhe mund të të ndihmojë.

«Mësuesi im i preferuar»

«Mësuesi im i preferuar ishte shumë i rreptë, por të gjithë e respektonin. Ishte mjaft entuziast. Fliste me këmbë e me duar dhe shkonte sa lart e poshtë nëpër klasë kur shpjegonte. I përfshinte të gjithë në bisedë. Nëse nuk kuptonim ndonjë gjë, ai na e shpjegonte me durim derisa ta kapnim. Na thoshte gjithmonë se pyetjet tona ishin më se të mirëpritura. Thoshte se pyetjet e ndihmonin jo vetëm të kuptonte çfarë nuk kishim të qartë, por edhe të bëhej mësues më i mirë. Tregonte interes personal për çdokënd. Vetëm pas një viti mësimi me të, shumë studentë zgjodhën të vazhdonin për kontabilitet, domethënë lëndën e tij.»​—Alana, Australi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo