BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/12 f. 9
  • 5 Vendos vlera të shëndosha morale

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 5 Vendos vlera të shëndosha morale
  • Zgjohuni!—2012
  • Material i ngjashëm
  • Prindër, stërvitini me dashuri fëmijët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Sfidat e shumta të prindërve të vetëm
    Zgjohuni!—2002
  • Prindër, ndihmojini fëmijët ta duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Vlera morale që të pasurojnë vërtet
    Zgjohuni!—2013
Shih më tepër
Zgjohuni!—2012
g 11/12 f. 9

5 Vendos vlera të shëndosha morale

«Më përpara nuk ndiqja normat e Biblës dhe e kisha të vështirë edukimin e fëmijëve. Kurse tani e kam shumë më të lehtë, sepse më ndihmon Bibla.»​—ELIZABETA, AFRIKA E JUGUT.

Vështirësia.

Presioni i moshatarëve në shkollë dhe morali në rënie i botës ndikojnë fuqishëm te familja. Për të mos rënë pre e këtyre ndikimeve negative, fëmijët kanë nevojë për vlera të shëndosha. Përndryshe, s’ka si të bëhen të përgjegjshëm, me parime e të edukuar.

Sugjerime.

Shumë prindër të vetëm, duke përfshirë edhe ata që cituam në artikujt e mëparshëm, kërkojnë drejtimin e Biblës, të bindur se ajo përmban mençurinë e pashoqe të Perëndisë. Për shembull, le të shohim çfarë thotë Bibla për parimin më të rëndësishëm: shfaqja e dashurisë së vërtetë.

«Dashuria është shpirtgjerë dhe mirëdashëse. Dashuria nuk është xheloze, nuk mbahet me të madh, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon interesat e veta, nuk provokohet. Ajo nuk e mban llogari të keqen. Nuk gëzon për padrejtësinë, por gëzon me të vërtetën. Mban çdo gjë, . . . shpreson çdo gjë, i qëndron çdo gjëje. Dashuria nuk shuhet kurrë.»​—1 Korintasve 13:4-8.

Kur prindërit tregojnë këtë lloj dashurie, fëmijët rriten të mbarë. Koleta e përmendur më sipër, që jeton në Francë, shkruan: «Ua përsëritja shpesh fëmijëve se i doja. Gjithashtu, u thosha se janë dhuratë nga Perëndia, prandaj duhej të kujdesesha mirë për ta. Pjesa e tyre ishte të silleshin mirë e të na respektonin mua dhe babanë e tyre [që nuk i kishte nën kujdestari]. Këto parime na ndihmuan të krijonim një atmosferë mirëbesimi e respekti në shtëpi.»​—Psalmi 127:3

Ana, që jeton në Poloni, shkruan: «Kur fëmijët kanë mosmarrëveshje, u kujtoj fjalët e Jezuit se atë që duam të na bëjnë të tjerët, duhet ta bëjmë edhe ne për ta.» (Mateu 7:12) Robertoja, i përmendur më parë, ndesh një problem të zakonshëm për shumë prindër të vetëm. Ai thotë: «Fëmijët përballen me dy standarde vlerash​—tëndin dhe të prindit tjetër. E di se, kur unë këmbëngul të zbatohen parimet e Biblës, për ta e ëma është më e mirë.» Ai shton: «Prindi tjetër mund t’u japë dhurata, që t’i bëjë për vete. Këto presione nuk janë aspak të lehta, megjithatë komunikimi i mirë me fëmijët ndihmon.»

Nuk është gjithnjë e lehtë të ndjekësh normat e Biblës, sidoqoftë mundi shpërblehet. Sara, një nënë e vetme nga Afrika e Jugut, thotë: «Jam e kënaqur që fëmijët e mi janë rritur sipas drejtimit të Jehovait. Patjetër që kemi pasur vështirësitë tona, por Perëndia na ka qëndruar gjithmonë pranë.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo