BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 11/12 f. 11
  • Krahu frenues i mizës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Krahu frenues i mizës
  • Zgjohuni!—2012
  • Material i ngjashëm
  • Mund t’ia dalësh mbanë si prind i vetëm!
    Zgjohuni!—2012
  • Aftësia akrobatike e mizës së uthullës
    A është projektuar?
  • Bota mahnitëse e insekteve
    Zgjohuni!—2000
  • Zbulohet sekreti i një veshi në miniaturë
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Zgjohuni!—2012
g 11/12 f. 11

A është projektuar?

Krahu frenues i mizës

Si arrin miza të bëjë lëvizje akrobacie aq të vështira e të sakta në ajër? Si arrin të mbajë pozicionin e të ruajë drejtimin kur goditet nga një shkulm ere? Arsyeja pjesërisht lidhet me dy zgjatime të vockla që shërbejnë si frena, të vendosura poshtë secilit krah të saj.a

Shqyrtoni faktet: Krahu frenues është si një shkop i vockël daulleje me një topth në fund. Gjatë fluturimit, këta krahë të vegjël lëkunden lart e poshtë me të njëjtën frekuencë që lëkunden edhe krahët, por në drejtim të kundërt. Shkencëtarët kanë zbuluar se krahët frenues shërbejnë si një xhiroskop gjenial, se e ndihmojnë mizën të mbajë ekuilibrin gjatë fluturimit.b

Me topthin në fund të tij, krahu frenues «rreh në një drejtim të caktuar, si lavjerrësi i orës»,—thotë Encyclopedia of Adaptations in the Natural World. Nëse miza kthehet rrëmbimthi gjatë fluturimit, qoftë me qëllim, qoftë nga një rrymë e fortë ere, ky krah frenues përdridhet. Kjo enciklopedi thotë se «një tufë e dendur me funde nervash që ndodhen në krahun frenues e dikton këtë përdredhje dhe ia përçon mesazhin trurit. Kështu miza merr masat e duhura për të mbajtur . . . drejtimin». Ja përse mizat janë aq të zhdërvjellëta dhe të vështira për t’u kapur.

Inxhinierët mendojnë se modeli i krahut frenues ka aplikime të panumërta, si për shembull në ndërtimin e robotëve, e insekteve mikromekanike fluturuese dhe e anijeve kozmike. «E kush do ta kishte menduar se një krijesë kaq e vogël dhe e bezdisshme sa miza, mund të na mësonte kaq shumë?!»—shkroi studiuesi në fushën e aeronautikës Rafal Zbikovski.

Si mendoni? A erdhi me anë të evolucionit krahu xhiroskopik i mizës apo është projektuar?

a Insektet dykrahëshe si, mushkonjat, harrjet dhe mizat e tjera kanë krahë frenues.

b Xhiroskopi zakonisht përbëhet nga një skelet që mban një disk, i cili rrotullohet me shpejtësi rreth boshtit. Disku e mban boshtin të palëvizur pavarësisht nga lëvizjet e jashtme, fusha magnetike ose graviteti. Prandaj xhiroskopi përdoret për të bërë busulla tejet të efektshme.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo