BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 3/14 f. 12-13
  • Misteri i lotëve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Misteri i lotëve
  • Zgjohuni!—2014
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë mund të mësojmë nga lotët e Jezuit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Lotët e tu janë të çmuar për Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • «Ja, po bëj çdo gjë të re»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Zgjohuni!—2014
g 3/14 f. 12-13
Një burrë që derdh lot

Misteri i lotëve

TË QARËT na ka shoqëruar që nga dita e lindjes. Një specialist shpjegon se kur ishim foshnja, të qarët u bë «kordoni akustik i kërthizës», sepse qajmë që të na plotësohen nevojat emocionale dhe fizike. Por, pse derdhim lot kur rritemi meqë mund të komunikojmë në mënyra të tjera?

Mund të qajmë për një sërë arsyesh që lidhen me gjendjen emocionale. Qajmë nga pikëllimi, zhgënjimi ose vuajtjet fizike a psikologjike. Por, edhe gëzimi i madh, lehtësimi dhe arritjet mund të na provokojnë lot​—në këtë rast, lot gëzimi. Lotët mund të jenë edhe ngjitës. «Nëse shoh dikë duke qarë, pavarësisht nga shkaku, nuk i mbaj dot lotët»,—thotë Maria. Mbase edhe situatat imagjinare në një film ose libër të kanë bërë të qash.

Një vajzë derdh lot, një foshnjë qan dhe një grua derdh lot

Cilado qoftë arsyeja, të qarët është një gjuhë pa fjalë që ndikon fuqishëm. «Është një nga mënyrat e pakta për të shprehur kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër»,—shpjegon një libër (Adult Crying). Lotët provokojnë reagime. Për shembull, shumë prej nesh e kanë të vështirë t’i shpërfillin lotët e trishtimit, sepse na tregojnë se dikush po vuan. Si përgjigje, ne mund të përpiqemi ta ngushëllojmë ose ta ndihmojmë atë që qan.

Disa specialistë mendojnë se të qarët është një portë efikase për t’u çelur udhën ndjenjave dhe nëse e kemi zakon t’i mbajmë lotët, dëmtojmë shëndetin. Të tjerë janë të mendimit se dobitë fizike dhe psikologjike të të qarit, nuk janë vërtetuar shkencërisht. Sidoqoftë, sipas disa sondazheve, rreth 85 për qind e grave dhe 73 për qind e burrave janë ndier më mirë pasi kanë qarë. «Ndonjëherë, e di se kam nevojë të qaj,—shpjegon Noemi.—Më pas, marr frymë thellë dhe i shoh gjërat më qartë, ashtu siç duhet.»

Sipas disa sondazheve, rreth 85 për qind e grave dhe 73 për qind e burrave janë ndier më mirë pasi kanë qarë

Por, kjo ndjenjë lehtësimi mund të mos vijë vetëm nga lotët. Edhe mënyra si reagojnë të tjerët kur ne qajmë, luan një rol të rëndësishëm. Për shembull, kur lotët tanë i shtyjnë të tjerët të na ngushëllojnë ose të na ndihmojnë, ndihemi të lehtësuar. Por, nëse të tjerët nuk reagojnë mirë kur ne qajmë, mund të ndihemi të turpëruar ose të hedhur poshtë.

Është e qartë, misteri i lotëve mbetet ende i pazgjidhur. Ajo që dimë është se derdhja e lotëve është një nga reagimet emocionale më mahnitëse që na ka dhënë Perëndia.

A E DIJE?

Zakonisht, foshnjat e sapolindura nuk derdhin lot kur qajnë. Sytë e tyre kanë lagështi të mjaftueshme për t’u mbrojtur, por lotët shfaqen disa javë më vonë, kur kanalet e lotit zhvillohen plotësisht.

Tri lloje të ndryshme lotësh

  • Lotët bazalë. Gjëndrat e lotëve e prodhojnë vazhdimisht këtë lëng të tejdukshëm për të na mbrojtur dhe lubrifikuar sytë. Gjithashtu, ky lëng na përmirëson shikimin. Kur pulitim qepallat, ai shpërndahet në gjithë sipërfaqen e syve.

  • Lotët e refleksit. Këta lot vërshojnë kur na hyn në sy një substancë ose copëz irrituese. Gjithashtu, lotët e refleksit shoqërohen me veprime të ndryshme si hapja e gojës ose e qeshura.

  • Lotët emocionalë. Këta janë lotët «njerëzorë» që derdhim kur përjetojmë një ndjenjë të fortë. Ata kanë një përqendrim proteinik 24 për qind më të lartë se lotët e refleksit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo