Antikrishti
Përkufizimi: Antikrisht do të thotë kundër ose në vend të Krishtit. Termi u referohet të gjithë atyre që mohojnë atë çka thotë Bibla për Jezu Krishtin, që i kundërvihen Mbretërisë së tij dhe që i keqtrajtojnë ithtarët e tij. Përfshin individë, organizata dhe kombe, të cilat në mënyrë të rreme thonë se përfaqësojnë Krishtin ose, që në mënyrë të papërshtatshme, marrin mbi vete rolin e Mesisë.
A flet Bibla vetëm për një antikrisht?
1 Gjon. 2:18: «Fëmijë të vegjël, është ora e fundit, dhe sikurse keni dëgjuar se antikrishti po vjen, tani kanë dalë shumë antikrishtër; e nga kjo e kuptojmë se është ora e fundit.»
2 Gjon. 7: «Sepse shumë mashtrues kanë dalë në botë, njerëz që nuk rrëfejnë se Jezu Krishti erdhi në mish. Ai është mashtruesi dhe antikrishti.» (Termi «antikrisht» këtu i referohet në mënyrë kolektive shprehjes «shumë antikrishtër» të përmendur te 1 Gjonit 2:18.)
A i përket ardhja e antikrishtit së ardhmes?
1 Gjon. 4:3: «Çdo shprehje e frymëzuar që nuk rrëfen Jezuin, nuk vjen nga Perëndia. Veç kësaj, kjo është shprehja e frymëzuar e antikrishtit, për të cilin ju keni dëgjuar se po vinte, e tani është tashmë në botë.» (Këto fjalë u shkruan aty nga fundi i shekullit të parë të e.s.)
1 Gjon. 2:18: «Tani kanë dalë shumë antikrishtër; e nga kjo e kuptojmë se është ora e fundit.» (Me shprehjen «ora e fundit» Gjoni me sa duket ka pasur ndër mend fundin e epokës apostolike. Apostujt e tjerë kishin vdekur, kurse vetë Gjoni ishte shumë plak.)
Disa nga ata që janë identifikuar si antikrishtër:
Personat që mohojnë se Jezui është vërtet Mesia
1 Gjon. 2:22: «Kush është gënjeshtari, përveç atij që mohon se Jezui është Krishti [ose Mesia, i mirosuri]? Ky është antikrishti.»
Të gjithë ata që mohojnë se Jezui është Biri i vetëm i Perëndisë
1 Gjon. 2:22: «Ky është antikrishti, pra, ai që mohon Atin dhe Birin.»
Krahaso Gjonin 10:36; Lukën 9:35.
Apostatët
1 Gjon. 2:18, 19: «Kanë dalë shumë antikrishtër. . . . Ata dolën nga gjiri ynë, por nuk ishin të sojit tonë.»
Ata që kundërshtojnë ithtarët e vërtetë të Krishtit
Gjoni 15:20, 21: «Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju. . . . Por të gjitha këto do t’i bëjnë kundër jush, për shkak të emrit tim.»
Individë dhe kombe që i kundërvihen Krishtit si Mbret, ose që pohojnë se ata vetë janë në rolin e Mesisë
Psal. 2:2: «Mbretërit e tokës u kundërvunë, zyrtarët e lartë u mblodhën si një trup i vetëm kundër Jehovait dhe të mirosurit të tij [Krishtit ose Mesisë].»
Shih edhe Zbulesën 17:3, 12-14; 19:11-21.
Mat. 24:24: «Do të dalin Krishtër të rremë dhe profetë të rremë e do të bëjnë shenja të mëdha dhe çudira, që të mashtrojnë mundësisht edhe të zgjedhurit.»