BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rs f. 80-f. 81
  • Ditëlindja

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ditëlindja
  • Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk i festojnë ditëlindjet?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • A i pëlqejnë Perëndisë të gjitha festat?
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Festime që fyejnë Perëndinë
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
Shih më tepër
Të arsyetojmë nga Shkrimet
rs f. 80-f. 81

Ditëlindja

Përkufizimi: Dita e lindjes së dikujt ose kremtimi i kësaj dite çdo vit. Në disa vende, përvjetori i lindjes së dikujt, sidomos i një fëmije, kremtohet me ndonjë festë dhe me dhënie dhuratash. Ky zakon nuk është biblik.

Meqë Bibla i përmend kremtimet e ditëlindjeve, a do të thotë se ajo flet në mënyrë pozitive për to? Bibla përmend vetëm dy kremtime të tilla:

Zan. 40:20-22: «Pas tri ditësh ishte ditëlindja e faraonit, prandaj ai shtroi një gosti. . . . Pastaj, kreun e kupëmbajtësve e ktheu në detyrën e tij si kupëmbajtës. . . . Por kreun e bukëpjekësve e vari.»

Mat. 14:6-10: «Mirëpo, kur po festohej ditëlindja e Herodit, e bija e Herodiadës kërceu atje, dhe Herodit i pëlqeu aq shumë, sa u betua se do t’i jepte ç’t’i kërkonte. E mësuar nga e ëma, ajo i tha: ‘Më jep këtu, në një tabaka, kokën e Gjon Pagëzorit.’ . . . Kështu dërgoi njerëz në burg që t’i pritnin kokën Gjonit.»

Çdo gjë që është shkruar në Bibël, ka një qëllim. (2 Tim. 3:16, 17) Dëshmitarëve të Jehovait nuk u shpëton pa vënë re fakti që Fjala e Perëndisë flet në mënyrë të pafavorshme për kremtimet e ditëlindjeve, prandaj i shmangin ato.

Si i konsideronin kremtimet e ditëlindjeve të krishterët e hershëm dhe judenjtë e kohëve biblike?

«Në përgjithësi, nocioni i festës së ditëlindjes ishte krejt i largët për mendjet e të krishterëve të asaj periudhe.»​—The History of the Christian Religion and Church, During the Three First Centuries (Nju-Jork, 1848), August Neander (përkthyer në anglisht nga Henri Xhon Roz), f. 190.

«Në kohët e mëparshme, hebrenjtë e konsideronin festimin e ditëlindjeve si pjesë të adhurimit idhujtar, një opinion i cili konfirmohej në mënyrë të plotë nga ajo që shihnin në ritet e zakonshme që i shoqëronin këto festime gjatë atyre ditëve.»​—The Imperial Bible-Dictionary (Londër, 1874), botuar nga Patrik Ferbern, vëll. I, f. 225.

Cila është origjina e zakoneve të përhapura sot gjatë kremtimeve të ditëlindjeve?

«Zakonet e ndryshme me të cilat e festojnë njerëzit sot ditëlindjen, kanë një histori të gjatë. Ato i kanë rrënjët në botën e magjisë e të fesë. Në kohët e lashta, zakoni i urimeve, dhuratave dhe i festës​—plot me qirinj të ndezur​—kishte si qëllim të mbronte nga demonët personin që festonte ditëlindjen, dhe të garantonte sigurinë e tij gjatë vitit të ardhshëm. . . . Deri në shekullin e katërt, krishterimi e hodhi poshtë kremtimin e ditëlindjes, si një zakon pagan.»​—Schwäbische Zeitung (shtojca Zeit und Welt), 3 dhe 4 prill 1981, f. 4.

«Grekët besonin se të gjithë kanë një frymë ose demon mbrojtës, i cili ishte i pranishëm në lindjen e një personi dhe vigjilonte mbi të tërë jetën. Kjo frymë kishte një lidhje mistike me perëndinë, në ditën e lindjes të së cilës lindte edhe ai person. Edhe romakët e mbështetnin këtë ide. . . . Ky nocion u përcoll në bindjet e njerëzve, dhe pasqyrohet sot në koncepte të tilla, si engjëlli mbrojtës, ora e mirë dhe shenjti mbrojtës. . . . Zakoni i qirinjve të ndezur mbi tortë zë fill te grekët. . . . Në altarët e tempujve të [Artemisës] vendoseshin torta me mjaltë, të rrumbullakëta si hëna, me qirinj të ndezur. . . . Në besimet popullore, qirinjve të ditëlindjes u vishen aftësi të veçanta magjike për plotësimin e dëshirave. . . . Qirinjtë e ndezur dhe zjarret e flijimeve kanë pasur një domethënie mistike që kur njeriu i ngriti altarë perëndive të tij për herë të parë. Kështu pra, qirinjtë shprehin një nderim e homazh për fëmijën që ka ditëlindjen dhe i sjellin fat. . . . Urimet për një jetë të lumtur që jepen gjatë ditëlindjes, janë pjesë thelbësore e kësaj feste. . . . Fillimisht, rrënjët e kësaj ideje lidheshin me magjinë. . . . Urimet për ditëlindjen kanë fuqi të bëjnë mirë ose keq, sepse atë ditë, personi është më pranë botës frymore.»​—The Lore of Birthdays (Nju-Jork, 1952), Ralf dhe Adelina Linton, f. 8, 18-20.

Festat e shëndetshme me familjen dhe miqtë në raste të tjera për të ngrënë, për të pirë e për t’u kënaqur, s’kanë asgjë të keqe

Ekl. 3:12, 13: «S’ka gjë më të mirë për ta, se të gëzojnë dhe të bëjnë mirë gjatë jetës së tyre; dhe që çdo njeri të hajë e të pijë e të shohë të mira për gjithë mundin e tij. Është dhuratë nga Perëndia.»

Shih edhe 1 Korintasve 10:31.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo