PJESA 13
Çfarë duhet të bëjmë që t’i pëlqejmë Perëndisë?
Shmang të keqen. 1 Korintasve 6:9, 10
Nëse e duam Jehovain, nuk do të bëjmë gjëra që ai i urren.
Jehovai nuk do që të vjedhim, të dehemi ose të marrim drogë.
Perëndia e urren vrasjen, abortin dhe homoseksualizmin. Ai nuk do që të jemi lakmitarë, të zihemi ose të luftojmë.
Nuk duhet të adhurojmë ikonat ose statujat a të përpiqemi të lidhemi me të vdekurit.
Kur toka të bëhet Parajsë, nuk do të ketë vend për njerëz që bëjnë gjëra të këqija.
Bëj të mirën. Mateu 7:12
Që t’i pëlqejmë Perëndisë, duhet të përpiqemi të jemi si ai.
Trego dashuri për të tjerët duke qenë i mirë dhe bujar.
Ji i ndershëm.
Ji i mëshirshëm dhe i gatshëm të falësh.
Folu të tjerëve për Jehovain dhe për urdhërimet e tij.—Isaia 43:10.