Informacion për delegatët
MIKPRITËSIT Mikpritësit janë caktuar për t’ju ndihmuar. Ju lutemi të bashkëpunoni plotësisht me ta duke ndjekur udhëzimet e tyre për parkimin, për qarkullimin e njerëzve, për rezervimin e vendeve dhe për çështje të tjera.
PAGËZIMI Nëse nuk njoftohet ndryshe, vendet e rezervuara për kandidatët për pagëzim do të jenë përballë podiumit. Kandidatët për pagëzim duhet të ulen atje të shtunën paradite, përpara se të fillojë fjalimi i pagëzimit. Secili prej tyre duhet të sjellë një peshqir dhe rroba banje modeste.
DHURIMET Janë bërë mjaft shpenzime për të siguruar vende të përshtatshme për t’u ulur, sistem audio-video dhe shumë shërbime të tjera, që ta shijojmë kongresin e kështu të afrohemi më shumë me Jehovain. Dhurimet tuaja vullnetare ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve dhe mbështetin veprën mbarëbotërore. Për lehtësinë tuaj, në gjithë mjedisin e kongresit janë vendosur kuti dhurimesh qartësisht të dallueshme. Mund të bëni edhe dhurime online në donate.jw.org. Dhurimet tuaja çmohen shumë. Trupi Udhëheqës dëshiron t’ju falënderojë që mbështetni me bujari interesat e Mbretërisë.
NDIHMA E SHPEJTË Ju lutemi, mbani parasysh se kjo është vetëm për urgjenca.
SENDET E HUMBURA Gjithë sendet e humbura duhet të dorëzohen në Departamentin e Sendeve të Humbura. Nëse keni humbur diçka, interesohuni pranë këtij departamenti. Edhe fëmijët që janë larguar nga prindërit dhe kanë humbur, duhet të çohen në këtë departament. Megjithatë, për të shmangur stresin e panevojshëm, ju lutemi të kujdeseni për fëmijët tuaj dhe t’i mbani në mbikëqyrje.
VENDET PËR T’U ULUR Ju lutemi të tregoni konsideratë për të tjerët. Mos harroni se mund të rezervoni vende për t’u ulur vetëm për familjarët dhe për ata që udhëtojnë me ju në të njëjtin automjet, që jetojnë në të njëjtën shtëpi me ju, ose që po studiojnë Biblën me ju. Ju lutemi, mos lini sende në vende që nuk i keni rezervuar.
SHËRBIMI VULLNETAR Nëse dëshironi të ndihmoni me punë të ndryshme që lidhen me këtë kongres, ju lutemi paraqituni te Departamenti i Informacionit dhe i Shërbimit Vullnetar.
Organizuar nga Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait
© 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania