KRYEENGJËLL
Parashtesa «krye», që do të thotë «i pari» ose «kryesor», nënkupton që ka vetëm një kryeengjëll, i pari i engjëjve. Në Shkrime, fjala «kryeengjëll» nuk përdoret kurrë në numrin shumës. Te 1 Selanikasve 4:16 flitet për epërsinë e kryeengjëllit dhe për autoritetin që ka falë pozitës së tij, duke iu referuar Zotërisë Jezu Krisht të ringjallur: «Zotëria do të zbresë nga qielli me një kushtrim, me zë kryeengjëlli dhe me trumbetën e Perëndisë, e ata që kanë vdekur në unitet me Krishtin, do të ngrihen të parët.» Për këtë arsye, është plotësisht e kuptueshme që emri i vetëm që lidhet drejtpërdrejt me fjalën «kryeengjëll», është Mikael.—Jd 9; shih MIKAELI nr. 1.