BAALATHI
[vend i padrones].
Qytet kufitar në territorin fillestar të Danit, i përmendur te Josiu 19:44, 45 mes Gibetonit dhe Jehudit. Duhet të ketë qenë i njëjti vend që më pas Solomoni e përfshiu në programin e rindërtimit. (2Kr 8:5, 6) Pozita gjeografike nuk dihet me siguri; historiani Jozef (Antikitete judaike, VIII, 152 [vi, 1]) e përmend bashkë me Beth-Horonin dhe tregon se nuk ishte larg nga Gezeri, një tjetër qytet i fortifikuar.—1Mb 9:17, 18.