BAAL-GADI
[pronar i Gadit (mbarësisë)].
Qytet në luginën e Libanit, rrëzë malit të Hermonit, në krahun perëndimor të tij. Përdorej për të treguar pikën më veriore të Kanaanit pasi Josiu pushtoi vendin, ndërkohë që pika më jugore ishte mali i Halakut në Negeb. (Js 11:17; 12:7; 13:5) Vendndodhja nuk dihet me siguri, por në përgjithësi e lidhin me Hasbajën në Vadi-et-Teim a me një vend diku pranë.