BAHARUMITËT
[të Bahurimit].
Banorët vendës të fshatit Bahurim. Azmaveti, një nga burrat e fuqishëm të Davidit, ishte nga ky vend dhe quhet «baharumiti» te 1 Kronikave 11:33 e «bar-humiti» te 2 Samuelit 23:31. Shimei, që shau mbretin Davidin ndërsa ai po arratisej, ishte gjithashtu baharumit.—2Sa 19:16; 1Mb 2:8; shih BAHURIMI.