BAMOTI
[vende të larta].
Një nga vendet ku fushoi kombi i Izraelit ndërsa i afrohej Kanaanit. (Nu 21:19, 20) Bamoti përmendet mes Nahalielit dhe ‘luginës që gjendet në rrafshinën e Moabit, në fundin e Pisgahut’. Ka të ngjarë të jetë formë e shkurtuar e emrit Bamot-Baal.—Shih BAMOT-BAALI.