BEBAI
1. Kreu i një shtëpie; mbi 600 pasardhësit e tij u kthyen në Jerusalem me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 2, 11; Ne 7:16) Njëzet e nëntë të tjerë u kthyen me Ezdrën në vitin 468 p.e.s. (Ezd 8:11) Katër nga grupi i parë kishin marrë gra të huaja, të cilat i larguan sipas këshillës së Ezdrës.—Ezd 10:28, 44.
2. Një burrë i shquar ose një përfaqësues i bijve të Bebait (nr. 1), që vulosi marrëveshjen për besnikëri të Nehemisë.—Ne 9:38; 10:1, 15.