BERIAHU
[me gjëmë].
1. Bir i Asherit që renditet i katërti; mbase shkoi në Egjipt me shtëpinë e Jakobit bashkë me dy bijtë e vet, Heberin dhe Malkielin. (Zn 46:8, 17) Ai dhe dy bijtë e tij renditen mes krerëve patriarkalë; pasardhësit e tij ishin beritët.—Nu 26:44, 45; 1Kr 7:30, 31.
2. Bir i Efraimit që lindi pasi burrat e Gathit kishin vrarë vëllezërit e tij më të mëdhenj. Efraimi «ia vuri emrin Beriah, sepse kur ajo [nëna e Beriahut] ishte në shtëpinë e tij, atje kishte rënë gjëma [heb., veraʽáh]».—1Kr 7:20-23.
3. Një nga pesë bijtë e Elpaalit dhe një nga patriarkët beniaminitë që dëbuan banorët e Gathit.—1Kr 8:12, 13.
4. Djali i Shimeit, një leviti që ishte pasardhës i Gershomit; përmendet i fundit. Beriahu dhe vëllai i tij, Jeushi, «nuk kishin shumë bij, kështu që së bashku u llogaritën si një shtëpi atërore që njihej si një klasë e vetme me pozitë mbikëqyrjeje».—1Kr 23:6-11.