BEROTAHU
[puse].
Në vegimin e Ezekielit për trashëgiminë territoriale të Izraelit, thuhet se Berotahu gjendej në kufirin verior, mes Hamathit dhe Damaskut. (Ezk 47:16) Te 2 Samuelit 8:8 tregohet se qyteti i Berotahut ndodhej në territorin e Hadadezerit, mbretit të Zobahut, prej nga Davidi mori «një sasi shumë të madhe bakri». Në tregimin paralel të 1 Kronikave 18:8, në vend të tij del emri Kun. Në përgjithësi mendohet se Berotahu është Briteli (Bereitani) i sotëm, afro 10 km në jugperëndim të Baalbekut në luginën e njohur si Beka, që gjendet mes maleve të Libanit dhe të Anti-Libanit.