BETENI
[fistik].
Qytet i përmendur vetëm te Josiu 19:25; një nga qytetet kufitare të Asherit. Vendndodhja e saktë nuk dihet, pasi nuk dihet as vendndodhja e disa qyteteve të tjera të renditura bashkë me të. Sidoqoftë, zakonisht e lidhin me Kirbet-Ibtinin, rreth 17 km në jug të Akos dhe 13 km në juglindje të Haifës, në skajin jugor të rrafshinës së Akos.