BETH-EDENI
[shtëpia e Edenit].
Qytet a rajon në Siri, i përmendur tek Amosi 1:5 në mesazhin e profetit kundër Damaskut. Sot zakonisht e lidhin me Bit-Adinin e mbishkrimeve asiriane, një rajon mes lumenjve Eufrat dhe Balik. Megjithatë, kjo lidhje mund të pranohet vetëm nëse ‘Damasku’ i profecisë përfaqëson mbretëritë aramaite (siriane) në përgjithësi, pasi mbretëria e Bit-Adinit ndodhej rreth 480 km në veri të Damaskut. Në fakt, tek Isaia 7:8 Damasku quhet «koka e Sirisë».
Profecia e Amosit (ka shumë të ngjarë rr. 804 p.e.s.) se ‘populli i Sirisë do të mërgonte në Kir’ me sa duket u përmbush në epokën e monarkut asirian Tiglath-Pileseri III, gjatë mbretërimit të Akazit (761-746 p.e.s.).—2Mb 16:9.
Shprehja «bijtë e Edenit» te 2 Mbretërve 19:12 dhe tek Isaia 37:12 mund të nënkuptojë popullsinë e Beth-Edenit, ndoshta «Edeni» i Ezekielit 27:23.—Shih EDENI nr. 2.