BETH-GADERI
[shtëpi e murit të gurtë].
Emër që shfaqet në gjenealogjinë e Judës. (1Kr 2:50, 51) Me sa duket ishte më shumë emër gjeografik sesa emër njeriu, prandaj disa studiues mendojnë se bëhet fjalë për një qytet në Judë. Ka të ngjarë që Beth-Gaderi të ketë qenë qyteti i Gederit, mbreti i të cilit renditet ndër ata që mundi Josiu në rajonin në perëndim të Jordanit.—Js 12:13.