Qytet kufitar beniaminit që ndodhej në cepin juglindor të territorit të atij fisi dhe në kufirin mes Beniaminit e Judës. (Js 15:1, 6; 18:11, 19, 21) Në përgjithësi, studiuesit mendojnë se Beth-Hoglahu gjendej afër ʽEin-Hailës, rreth 8 km në juglindje të Jerikosë.