BETH-LEBAOTI
[shtëpi e luaneshave].
Qytet i renditur ndër ato që iu dhanë fisit të Simeonit si qytete-enklava brenda territorit të Judës. (Js 19:1, 6) Përmendet mes Hazar-Susahut dhe Sharuhenit, dhe kjo tregon se ishte në rajonin e Negebit, me sa duket në perëndim ose jugperëndim të Beer-Shebës. Te Josiu 15:32 shfaqet thjesht si Lebaoti, kurse te 1 Kronikave 4:31 emri Beth-Lebaot zëvendësohet nga «Beth-Biri». Ky i fundit mund të ketë qenë emri i qytetit pas mërgimit.—Shih BETH-BIRI.