BETH-PELETI
[shtëpi e shpëtimit].
Qytet në pjesën jugore të trashëgimisë së Judës. (Js 15:21, 27) Ishte ndër qytetet e Judës që u ripopulluan pas periudhës së mërgimit në Babiloni. (Ne 11:26) Nisur nga vendndodhja e qyteteve të tjera që përmenden bashkë me të, është hedhur ideja se ishte pranë Beer-Shebës. Por kjo nuk dihet me siguri.