BIGVAI
1. Paraardhësi i rreth 2.000 ‘bijve të Bigvait’ që u kthyen në Jerusalem me Zorobabelin në vitin 537 p.e.s. (Ezd 2:1, 2, 14; Ne 7:19) Më vonë, në vitin 468 p.e.s., të tjerë pasardhës të tij u kthyen me Ezdrën.—Ezd 8:1, 14.
2. Një burrë i shquar mes atyre që u kthyen me Zorobabelin nga Babilonia në Jerusalem.—Ezd 2:1, 2; Ne 7:7.
3. Një burrë ose përfaqësuesi i familjes së përmendur te Bigvai nr. 1, që vulosi ‘marrëveshjen e denjë për besim’ të Nehemisë.—Ne 9:38; 10:1, 16.