BIKAT-AVENI
[lugina e dëmit (diçkaje të dëmshme)].
Vend a luginë që përmendet bashkë me Damaskun dhe Beth-Edenin në profecinë që shpalli Jehovai nëpërmjet Amosit, ku parathuhej se populli i Sirisë do të mërgonte. (Am 1:5) Në mungesë të ndonjë të dhëne për ekzistencën e një qyteti a fshati sirian me këtë emër, disa studiues e lidhin Bikat-Avenin me luginën e Bekës mes maleve të Libanit dhe Anti-Libanit. Siç duket, shpërngulja e parathënë e banorëve të Bikat-Avenit ndodhi kur mbreti asirian Tiglath-Pileseri III pushtoi Sirinë.—2Mb 16:9, 10.