BIRZAITI
Emër në gjenealogjinë e Asherit; nga familja e Malkielit. (1Kr 7:30, 31) Meqenëse nga emrat e renditur te 1 Kronikave 7:30, 31, Birzaiti është i vetmi që nuk del edhe në tregimin gjenealogjik paralel të Zanafillës 46:17, disa mendojnë se Birzaiti ishte një vend diku aty afër ku u vendosën pasardhësit e Malkielit ose një zonë ku Malkieli ishte një person i rëndësishëm, njësoj si Shobali, për të cilin thuhet se ishte «ati i Kiriat-Jearimit» dhe Salma, «ati i Betlehemit». (1Kr 2:51, 52) Duke e menduar Birzaitin si një vend, disa e lidhin atë me Birzeitin, rreth 21 km në veri-veriperëndim të Jerusalemit. Megjithatë, edhe pse emrat ngjajnë, përderisa Birzeiti ndodhet afër kufirit jugor të Efraimit (dhe jo në territorin e Asherit), ky pohim nuk gjen mbështetje.