BOHANI
[ndoshta: gisht i madh].
1. Pasardhës i Rubenit nga i cili mori emrin një gur kufiri i territorit të Judës.—Js 15:6; 18:17.
2. «Guri i Bohanit» shërbente si shenjë kufiri për fiset e Beniaminit dhe të Judës. (Js 15:6; 18:17) Ndodhej afër skajit veriperëndimor të Detit të Kripur dhe, me sa duket, rrëzë basenit ose ultësirës së Akorit.