BUZI
1. Bir i Nahorit, vëllait të Abrahamit, dhe i Milkës, gruas së tij; xhaxhai i Rebekës. (Zn 22:20-23) Ka të ngjarë që pasardhësit e tij të kenë qenë buzitët. Thuhet se i ati i Elihut ishte buzit.—Jb 32:2, 6; shih Buzi nr. 3.
2. Kreu i një familjeje dhe pasardhës i Gadit, birit të Jakobit.—1Kr 5:11, 14.
3. [I Buzit.] Levit dhe prift; i ati i profetit Ezekiel.—Ezk 1:3.
4. Një vend në Arabi për të cilin Jeremia paratha shkretimin. (Jr 25:17, 23) Ka të ngjarë të ketë qenë i banuar nga pasardhësit e Buzit nr. 1.