KALEB-EFRATAHU
Emër që shfaqet te 1 Kronikave 2:24 në tekstin masoretik si vendi ku vdiq Hezroni nga fisi i Judës. (Krahaso LXX.) Nuk përmendet tjetërkund dhe as është gjetur ndonjë gjë që të tregojë se ka lidhje me një vend gjeografik.—Shih HEZRONI nr. 2.