KELUBI
[shportë; kafaz].
1. Pasardhës i Judës; vëlla i Shuhahut dhe i ati i Mehirit. (1Kr 4:1, 11) Përkthimi «Kelub» bazohet në tekstin masoretik dhe shfaqet kështu në disa përkthime. (BR, Dio, KJ) Megjithatë, në Septuagintën greke, në Peshitën siriake dhe në Vulgatën latine (recensioni klementin) ai quhet «Kaleb», prandaj shfaqet në këtë formë në përkthimet e Noksit dhe të Lamsës.
2. I ati i Ezrit që gjatë mbretërimit të Davidit mbikëqyrte kultivuesit e tokës.—1Kr 27:26.