KEFIRAHU
[fshat].
Qytet hivit (Js 9:7, 17) dhe një prej katër qyteteve të përfaqësuara nga ambasadorët gibeonitë që bënë deklaratën e rreme se vinin nga një vend i largët dhe, me anë të atij rrengu, arritën të lidhnin një besëlidhje me izraelitët e udhëhequr nga Josiu. (Js 9:3-27) Sot kuptohet qartë se Kefirahu ndodhej aty ku janë rrënojat e shkreta mbresëlënëse të Kirbet-Kefirehut, 7 km në perëndim-jugperëndim të El Jibit (Gibeonit), majë vendit ku dikur kishte tarraca me mure, që shërbenin si fortifikata. Falë kësaj pozite strategjike, Kefirahu shquante forcat armike që i afroheshin Gibeonit nga perëndimi, e kështu mund të mbrohej. Në kohën e ndarjes së tokës, Kefirahu i ra si trashëgimi Beniaminit (Js 18:26) dhe pas mërgimit ishte ndër qytetet që u ripopulluan.—Ezd 2:1, 25; Ne 7:29.