KILIONI
[një që dështon; një që merr fund].
Djali i Naomit dhe i Elimelekut dhe vëllai i Mahlonit, burrit të Ruthës. Familja ishte shpërngulur nga Betlehemi i Judës në Moab për t’i shpëtuar zisë së bukës që ra në kohën e gjykatësve. Pas vdekjes së të atit, Kilioni u martua me një moabite me emrin Orpa. Ai dhe i vëllai vdiqën në Moab pa lënë fëmijë.—Ru 1:1-5; 4:9, 10.