KIMHAMI
[mpakem (nga dëshirimi)].
Ka të ngjarë të ketë qenë biri i Barzilait. Barzilai i moshuar nuk e pranoi ftesën e mbretit David që të bëhej pjesë e oborrit të tij, por sugjeroi që në vend të tij të shkonte Kimhami. Atëherë Davidi ia ktheu: «Kimhami do të kalojë matanë [Jordanin] me mua dhe unë do të bëj me të si të të duket më mirë ty. Unë do të bëj për ty çfarëdo që të më kërkosh.» (2Sa 19:33, 37-40) Nga udhëzimet e fundit që Davidi i dha Solomonit, duket se Kimhami qëndroi në oborrin e mbretit. (1Mb 2:7) Te Jeremia 41:17 flitet për «vendstrehimin e Kimhamit» afër Betlehemit. Nuk dihet nëse është fjala për Kimhamin e kohës së Davidit apo për një burrë tjetër me të njëjtin emër që jetoi më vonë. Sipas disa studiuesve bëhet fjalë për një copë tokë që mund t’i jetë dhënë Kimhamit në shenjë falënderimi për shërbimet që i bëri Davidit ose për një vend ku Kimhami kishte ndërtuar një bujtinë për udhëtarët.